Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

BE-ja ka vendosur të sanksionojë 11 individë e 4 entitete për shkelje të drejtave të njeriut

Këshilli i BE-së ka vendosur të vë masa sanksionuese ndaj 11 individëve dhe katër entiteteve përgjegjëse për shkelje serioze të drejtave të njeriut dhe abuzimeve në shtete të ndryshme nëpër botë.

Së bashku me katër individë rusë të sanksionuar më herët këtë muaj, këta janë pjesë të listës së parë të sanksioneve nën Regjimin e Sanksioneve të BE-së për personat që shkelin të drejtat e njeriut.

Sanksionet e sotme kanë shënjestruar ndër tjera arrestimet arbitrare, në veçanti, të ujgurëve në Kinë, shkeljet në Kore të Veriut, vrasjet jashtëgjyqësore dhe zhdukjet me forcë në Libi, torturat dhe shtypjet kundër personave LGBTI dhe kundërshtarëve politikë në Çeçeni, ekzekutime pa gjyq apo ekzekutime arbitrare e vrasje në Sudan Jugor e Eritre.