Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka thënë të premten se blloku është përgatitur mirë që të përballet me dimrin e sivjetmë. Liderët e Bashkimit Evropian janë mbledhur në Pragë për t’i tejkaluar dallimet në lidhje me çmimet e gazit natyror teksa po afrohet dimri dhe lufta e Rusisë në Ukrainë ka nxitur ngritjen e madhe të çmimeve.
Tavani i çmimit të gazit është një prej masave që BE-ja pritet ta marrë për parandalimin e krizës energjetike në Evropë. Kur shtetet evropiane kanë shprehur përkrahjen e tyre për Ukrainën duke ofruar armë, para dhe ndihma, Rusia ka reduktuar ose ka ndalur gazin për 13 shtete anëtare, duke nxitur ngritjen e madhe të çmimeve të gazit dhe të energjisë elektrike.
Një grup prej 15 shteteve i ka bërë thirrje Komisionit Evropian që të propozojë tavanin e çmimeve të gazit sa më shpejt që të jetë e mundur, por kjo ide nuk ka marrë përkrahje të shumicës, me Gjermaninë që ka bllokuar propozimin.
-
Von der Leyen: BE-ja po përgatit sanksione të reja për ta rritur presionin ndaj Rusisë
-
Von der Leyen: Duhet të përgatitemi për më të keqen
-
BE-ja nuk arrin marrëveshje për çmimin e gazit
-
Von der Leyen: Muajt e ardhshëm nuk do të jenë të lehtë
-
BE-ja planifikon t’i vërë kufi çmimit të gazit rus pavarësisht kërcënimit të Putinit