Bashkimi Evropian është pajtuar të paguajë 15.5 euro për dozë të vaksinës antiCovid të zhvilluar nga Pfizer/BioNtech. Reuters ka siguruar një dokument të brendshëm të BE-së, ku figuron ky fakt.
Çmimi, që është konfidencial dhe është negociuar për një total prej 300 milionë euro, është pak më i ulët se ai 19.50 dollarë për dorzë që SHBA-ja është pajtuar të paguajë për kontingjentin e parë të 100 milionë vaksinave të Pfizerit.
Dokumenti i BE-së, i datës 18 nëntor, ka qarkulluar pasi BE-ja ka njoftuar për marrëveshjen për furnizim me Pfizer/BioNTechun më 11 nëntor.
Artikuj të ngjashëm
-
“Pfizeri” planifikon ta shesë deri në 130 dollarë një dozë të vaksinës anti-COVID
-
Pfizer/Biontech dhe Moderna rrisin çmimet e vaksinave për Bashkimin Evropian
-
BE-ja arrin marrëveshje të re me “Pfizerin”
-
BE-ja siguron 4 milionë doza shtesë të vaksinës anti-COVID për shtetet anëtare të saj
-
Pfizeri pret shitje 15 miliardë dollarë të vaksinës anti-COVID këtë vit