Kompanitë Pfizer/Biontech dhe Moderna rritën çmimet e vaksinës anti-COVID në marrëveshjen e fundit me Bashkimin Evropian.
Sipas Financial Times, çmimi është rritur nga 15.50 euro në 19.50 euro për një dozë Pfizer/Biontech.
Më tej thuhet se çmimi për dozën e vaksinës Modernës, i cili ishte rreth 22.60 dollarë më parë, është bërë rreth 25.50 dollarë në kontratën e re.
Duke njoftuar më 27 korrik se ka arritur objektivin e vaksinimit të 70 për qind të popullsisë së rritur, BE planifikon të sigurojë më shumë se 1 miliardë doza vaksine deri në fund të shtatorit.
Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) deri më tani ka lejuar përdorimin e vaksinave të prodhuara nga kompanitë Pfizer/Biontech, Moderna, AstraZeneca dhe Johnson & Johnson në vendet e BE-së. EMA vazhdon vlerësimin paraprak të vaksinave Sinovac, Curevac, Novavax, Sputnik V dhe Sanofi Pasteur.
-
“Pfizeri” planifikon ta shesë deri në 130 dollarë një dozë të vaksinës anti-COVID
-
Kompanitë e vaksinave që po fitojnë miliardat
-
Çmimet e vaksinave: më e lira e Oxfordit, më e shtrenjta e Modernas
-
BE-ja është pajtuar të paguajë 15.5 euro për dozë të vaksinës së Pfizerit
-
Moderna kërkon autorizimin e FDA-së për dozën e katërt të vaksinës anti-COVID