Përkundër fillimit jo të mirë, shtetet e Bashkimit Evropian kanë arritur ta zënë SHBA-në me përqindjen e banorëve të vaksinuar kundër COVID-19, shkruan agjencia AP.
Në mesin e shkurtit, më pak se 4 për qind e qytetarëve që jetojnë në 27 shtetet e BE-së ishin së paku të vaksinuar me një dozë kundër koronavirusit, krahasuar me 12 për qind në SHBA, sipas të dhënave të “Our World Data”.
Tash BE-ja e ka kaluar SHBA-në me të njëjtën matje. Rreth 60 për qind e banorëve në BE kanë marrë së paku një dozë të vaksinës, karshi 58 për qind e amerikanëve.
Në Itali, afro 63 për qind e qytetarëve nga 12 vjet e më lartë janë plotësisht të vaksinuar. Kryeministri i Italisë, Mario Draghi është mburrur me këtë sukses ditë më parë.
“Kam thënë se nuk dua të festoj sukseset, por duhet të thuhet se Italia ka administruar më tepër doza për 100 banorë sesa Franca, Gjermania e SHBA-ja”, ka thënë Draghi.
-
Vetëm 10% e popullatës në botë është vaksinuar kundër koronavirusit
-
SHBA-ja heq detyrimin për vaksinim kundër COVID-19
-
Brenda dy javësh, SHBA-ja vaksinoi rreth 10% të fëmijëve të moshave 5-11 vjeç
-
MSH: Më shumë se gjysma e mbi 18-vjeçarëve është vaksinuar ndaj COVID-19
-
Italia arrin të vaksinojë 80% të popullatës kundër COVID-19