Bashkimi Evropian do t’i detyrojë kompanitë farmaceutike që të respektojnë marrëveshjet që i kanë nënshkruar për furnizim me vaksina anti-COVID, ka thënë presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, raporton agjencia Reuters.
Pfizer Inc. javën e kaluar ka thënë se përkohësisht po ngadalëson furnizim me vaksina për Evropën për të bërë ndryshime në prodhim, që do të rriste kapacitetet prodhuese. Të premten, edhe AstraZeneca ka thënë se dërgesat fillestare në Evropë do të jenë më të ulëta, shkaku i një problemi në prodhim.
“Ne planifikojmë që të shtyjmë kompanitë farmaceutike që t’i respektojnë kontratat që i kanë nënshkruar…duke përdorur mjetet ligjore që kemi në dispozicion”, ka thënë Michel për radion “Europe 1”.
Ai nuk ka përmendur sanksione të mundshme, por ka thënë se BE-ja do të insistojnë në transparencë për arsyet e vonesave.
Ai ka thënë se pas paralajmërimit të Pfizerit për vonesa për disa javë, BE-ja ka arritur të reduktojë këto vonesa duke marrë qëndrim të fortë.
-
BE-ja fillon veprimet ligjore kundër “AstraZeneca” lidhur me vonesat e shpërndarjes së vaksinave
-
BE-ja i kërkon llogari AstraZenecas për ndërprerjen e furnizimit me vaksina
-
Italia paralajmëron masa ligjore për shkak të vonesës së vaksinave
-
Komisioni Evropian kritikohet për jotransparencë në marrëveshjet për vaksinat
-
AstraZeneca dhe BE-ja arrijnë marrëveshje për furnizimin me vaksina