Bruksel, 24 nëntor – Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, njoftoi sot një kontratë me kompaninë amerikan ”Moderna” për furnizimin deri në 160 milionë dozave të vaksinës kundër COVID-19, kontrata e gjashtë e arritur nga BE me një laborator farmaceutik.
“Jam e lumtur të njoftoj se do të nënshkruajmë nesër një kontratë të re për të siguruar një vaksinë tjetër kundër COVID-19”, deklaroi Von der Leyen, në një konferencë shtypi.
Ajo përmendi gjithashtu edhe një kontratë të shtatë të vaksinës në të ardhmen, pa dhënë shumë detaje/AFP.
Artikuj të ngjashëm
-
BE-ja do të dhurojë edhe 200 milionë vaksina
-
BE-ja arrin marrëveshje të re me “Pfizerin”
-
BE-ja nënshkruan kontratë me Pfizerin edhe për 1.8 miliardë vaksina
-
BE-ja do të arrijë marrëveshjen më të madhe të vaksinave në botë me Pfizerin
-
BE-ja siguron 4 milionë doza shtesë të vaksinës anti-COVID për shtetet anëtare të saj