Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Batalioni Çeçen mobilizohet në radhët e Ukrainës

Luftëtarët çeçenë po marrin pjesë në luftën e Ukrainës në radhët e dy palëve të armiqësuara. Deri tani është raportuar për çeçenët që iu bashkuan ushtrisë së Vlladimir Putinit në rrethimin e Mariupolit, por disa çeçenë nga diaspora kanë krijuar batalionin e tyre me shpresë se bashkë me ukrainasit do të çlirojnë Mariupolin dhe se aty do ta valojnë flamurin e Ukrainës

(AP) - Luftëtarët nga Çeçenia, republika ruse e shkatërruar nga lufta, po marrin pjesë në të dy anët e konfliktit në Ukrainë.

Vullnetarët pro-Kievit janë besnikë ndaj Dzhokhar Dudayevit, liderit të ndjerë çeçen, i cili u priu përpjekjeve të republikës për pavarësi nga Rusia dhe formoi “Batalionin Dudayev”.

Ata janë armiqtë e betuar të forcave çeçene që mbështesin presidentin rus, Vladimir Putin, dhe u bashkuan me trupat ruse në rrethimin e Mariupolit dhe vatrave të tjera të luftës në lindje e jug të Ukrainës.

Një grup i të ardhurve të rinj çeçenë, shumë prej të cilëve jetojnë në Evropën perëndimore, po trajnohen në një poligon të improvizuar jashtë Kievit përpara se të nisen drejt lindjes.

“Ne po luftojmë të njëjtin armik që po vriste njerëzit tanë në Çeçeni, në dy luftëra në Çeçeni, dhe tani të njëjtët kriminelë po vijnë në Ukrainë dhe po vrasin popullin ukrainas”, ka theksuar Maga, vullnetar çeçen.

Edhe Ministri i shkarkuar nga Zelensky flet për tensionet mes tij dhe komandantit të përgjithshëm të ushtrisë Botë 1 j. më parë Ministri i shkarkuar nga Zelensky flet për tensionet mes tij dhe komandantit të përgjithshëm të ushtrisë

Në një seancë stërvitore të shtunën, rekrutët e rinj - të gjithë burra myslimanë - bërtisnin "Allah hu Ekber" ose "Zoti është i Madh".

Muslim Madiev, luftëtar veteran nga konfliktet çeçene, e identifikon veten si këshilltar të batalionit vullnetar në Ukrainë.

“Do të fitojmë. Ne do të fitojmë, do të festojmë së bashku”, ka thënë Madiev.

Trajnerët përfshijnë veteranë të luftërave në Çeçeni që përfunduan në 2009, disa u bashkuan në Ukrainë pasi luftimet filluan këtu më 2014.

"Nëse e krahasojmë çfarë ishim para luftës në Mariupol me çfarë jemi tani, gjithçka ka ndryshuar plotësisht. Tani kam një synim të jem në spitale derisa të fitojmë. Sa të jetë e mundur, kështu qoftë”, ka thënë Serhiy Chornobryvets, ullnetar çeçen në fushën e mjekësisë. “Edhe unë dua që të qetësohem kur të kthehem në Mariupol dhe flamuri ukrainas të varet atje”.

Rusia nisi dy luftëra për ta penguar Çeçeninë të fitonte pavarësinë.

Edhe Zelensky shkarkon ministrin e Mbrojtjes, shpërthejnë protestat në Ukrainë Botë 1 j. më parë Zelensky shkarkon ministrin e Mbrojtjes, shpërthejnë protestat në Ukrainë

Konflikti i parë shpërtheu në vitin 1994, tre vjet pas rënies së Bashkimit Sovjetik.

Një konflikt i dytë 10-vjeçar arriti kulmin me rrethimin nga trupat ruse të Groznit, kryeqyteti çeçen që u shkatërrua nga bombardimet.

Image