Bashkimi Evropian ka kërkuar nga Kina që të ndryshoj ndalesën që i ka bërë televizionit BBC, ka bërë të ditur AP.
Autoritetet në Pekin kanë ndaluar transmetimin e BBC World News në territorin e Kinës, vetëm një javë pasi që vendi është kërcënuar me kundërpërgjigje ndaj revokimit të licencës së transmetuesit britanik për transmetuesin shtetëror kinez CGTN.
Administrata Kombëtare për Radio dhe Televizion në Kinë ka bërë të ditur nëpërmjet një deklarate se mbulimi i BBC World News në Kinë ka shkelur kriteret e raportimit të drejtë dhe të paanshëm, si dhe ka rrezikuar interesat kombëtare dhe solidaritetin etnik në Kinë.
Artikuj të ngjashëm
-
Kina i vë bllokadë BBC-së, pas kritikave rreth pandemisë e ujgurëve
-
Kina rikonfirmon normalizimin e raporteve me BE-në
-
“Frika” nga Kina, BE-ja synon ndalimin e 5G-së në pajisjet e Huaweit
-
Komisioni Evropian ndalon punonjësit ta përdorin TikTokun
-
Xi kritikon veprimet tregtare të bllokut evropian në samitin BE-Kinë