Barbadosi ka zgjedhur për herë të parë një presidente grua, në kohën kur po bëhet gati që të shndërrohet në Republikë, duke e larguar Mbretëreshën Elizabeth nga pozita e kreut të shtetit.
Dame Sandra Mason, 72-vjeçare pritet të betohet më 30 nëntor, në ditën kur do të shënohet 55 vjetori i pavarësisë nga Britania e Madhe.
Si gruaja e parë që ka shërbyer në Gjykatën e Apeleve, Dame Sandra ka qenë guvernatore e përgjithshëm që nga viti 2018.
Qeveria e Barbadosit kishte njoftuar për planin e saj që të kalojë në statusin Republikë, qysh vitin e kaluar.
Sipas Qeverisë, ka ardhur koha që Barbadosi “të lë përfundimisht pas të kaluarën e saj koloniale”. Ndryshimi ishte rekomanduar nga një rishikim kushtetues në vitin 1998.
Zgjedhjet historike kanë ardhur pas një sesioni të përbashkët të Shtëpisë së Asamblesë dhe Senatit, të mërkurën.
Kryeministri i Barbadosit, Mia Mottely e ka përshkruar votën si një “moment thelbësor” për kombin.
Edhe
Barbadosi bëhet republika më e re në botë
Me një popullatë prej rreth 385,000 banorë, Barbadosi është një prej ishujve më popullore dhe prosperuese të Karaibeve.
Barbadosi nuk do të jetë ish-kolonia e parë britanike në ishujt Karaibe që shndërrohet në Republikë. Guyana kishte bërë të njëjtën gjë në vitin 1970, pas më pak se katër vitesh pasi kishte shpallur pavarësinë nga Britania e Madhe. Trinidadi dhe Tobago vazhduan në vitin 1976 ndërkaq Dominica në vitin 1978.
Edhe Jamaica ka sugjeruar në të kaluarën se mund ta konsiderojë ndryshimin e statusit.