Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Barbadosi bëhet republika më e re në botë

Barbadosi ka larguar zyrtarisht Mbretëreshën Elizabeta II nga kreu i shtetit dhe është bërë republikë në një ceremoni në kryeqytetin Bridgetown.

Sandra Mason është betuar si presidente në një ceremoni në mesnatë që koincidoi me 55-vjetorin e pavarësisë së shtetit.

Princi i Uellsit dhe këngëtarja nga Barbadosi, Rihanna, ishin pjesëmarrës.

Në një fjalim, Princi Charles ka kujtuar “mizorinë e tmerrshme të skllavërisë” që ka përjetuar ishulli i Karaibeve.

Për të përshkruar fuqinë e ndryshimit të pushtetit, një përshëndetje finale iu bë monarkisë britanike dhe flamujt u zëvendësuan me ceremoni.

Princi Charles ritheksoi se lidhja mes dy kombeve do të vazhdojë pavarësisht ndryshimit.

72-vjeçarja Mason u zgjodh presidente e shtetit pas votimit në parlament muajin e shkuar. Ajo tani zëvendëson mbretëreshën në krye të shtetit.

Edhe Barbadosi zgjedh për herë të parë një presidente grua para se të shpallet Republikë Botë Barbadosi zgjedh për herë të parë një presidente grua para se të shpallet Republikë

Barbadosi njoftoi për planin e shpalljes së republikës vitin e shkuar, por do të mbetet brenda Commonwealthit.

Barbadosi ishte një nga kolonitë e para angleze. Ishulli ishte okupuar qysh më 1627. Skllavëria u hoq më 1834, ndërsa shteti u bë tërësisht i pavarur më 1966.

Ishulli ka rreth 285 mijë banorë.