Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Banorët në Gjermani përballen me përmbytje në festën e Krishtlindjes

Banorët u evakuuan nga shtëpitë e tyre në pjesë të Gjermanisë në ditën e Krishtlindjes pasi shirat e dendur çuan në përmbytje të mëdha.

Zonat në rajonet e Thuringias dhe Saksonisë së Ulët ishin ato që u dëmtuan më shumë.

Pamjet nga fshati Windehausen, në Thuringia, treguan shtëpi, fusha dhe rrugë të përmbytura, ndërsa njerëzit e detyruar të largoheshin nga shtëpitë e tyre po kërkonin strehë.

Duke folur nga streha të hënën, presidenti i Thurigias, Bodo Ramelow, paralajmëroi se mund të kalojnë disa ditë përpara se njerëzit të lejohen të kthehen në shtëpi.

Në qytetin perëndimor të Gjermanisë, Oberhausen, zjarrfikësit dhe zyrtarët e Agjencisë Federale për Ndihmën Teknike përforcuan një digë në lumin Ruhr me thasë rëre në një përpjekje për të parandaluar përmbytjet nga nivelet e larta të ujit.

Edhe Reshjet e dendura të shiut shkaktojnë përmbytje në Italinë qendrore dhe veriore Botë Reshjet e dendura të shiut shkaktojnë përmbytje në Italinë qendrore dhe veriore

Shirat e dendur kanë bërë që edhe lumenjtë në Belgjikën lindore të dalin nga shtrati ditët e fundit, ku autoritetet kanë lëshuar paralajmërime për lumin që shënon kufirin me Gjermaninë.

Edhe zona të Holandës lindore u përballën me përmbytje.