Banorët e Gjevgjelisë, qytet në jug të Maqedonisë, në referendumin e djeshëm u deklaruan kundër hapjes së minierave të arit në malin Kozhuf.
Komisioni Zgjedhor Komunal i Gjevgjelisë (KZK) ka deklaruar se nga 19.459 votues të regjistruar, deri në ora 19:00 kanë votuar 13.384 votues ose 68 për qind të elektoratit komunal.
Kundër hapjes së minierave të arit në malin Kozhuf ishin 13.097 qytetarë, 154 ishin 'për' ndërsa 133 fletëvotime janë shpallur të pavlefshme.
Sipas rezultateve përfundimtare nga votimi, banorët e Gjevgjelisë me shumicë dërmuese kanë vendosur për mbrojtjen e mjedisit dhe detyruan komunën të mos lejojë hapjen e minierave të arit në territorin e Gjevgjelisë.
Referendumi është iniciuar nga Shoqata "Shpëtim për ne", e cila ngriti nismën në Këshillin e komunës së Gjevgjelisë dhe e cila vendosi që referendumi për këtë çështje të mbahet më 23 prill, 2017.
-
Zviceranët i thonë “jo” kufizimit të popullsisë, sipas rezultateve të para të votimit
-
Përqindje më e ulët e pjesëmarrjes në zgjedhje deri në orën 13:00, krahasuar me dhjetor
-
Hapen vendvotimet
-
Deri në orën 15:00 votuan 28.65% të qytetarëve, mbi 14 mijë më shumë se më 9 shkurt
-
Deri në orën 13:00 votuan 18.59% të qytetarëve