Udhëheqësi i rajonit separatist të Osetisë Jugore në Gjeorgji ka shpallur referendum nëse vendi do të bëhet pjesë e Rusisë, shkruan BBC të premten.
“Është aspiratë historike e popullit që të bashkohet me Rusinë. Votimi do të mbahet më 17 korrik”, thuhet në deklaratën e lëshuar nga zyra e Anatoly Bilbilov.
Moska e njeh rajonin si të pavarur, pas një lufte të shkurtër midis Rusisë dhe Gjeorgjisë në vitin 2008, dhe ka ofruar mbështetje financiare, shtetësi ruse për qytetarët e saj dhe ka vendosur baza ushtarake atje.
Gjeorgjia pohon se Osetia Jugore është një territor i pushtuar dhe ka thënë më parë se një referendum për bashkimin me Rusinë do të ishte i papranueshëm.
Artikuj të ngjashëm
-
Osetia Jugore anulon referendumin për bashkimin me Federatën Ruse
-
Gjeorgjia i quan të papranueshme planet e Osetisë Jugore për t’iu bashkuar Rusisë
-
Osetia Jugore planifikon t’i bashkohet Rusisë
-
16 vjet më parë, Kaukazi ndryshoi përgjithmonë
-
Parlamenti i Gjeorgjisë një hap më pranë miratimit të të ashtuquajturit “ligji rus”