Artisti britanik Banksy, e ka blerë dhe e ka lyer me ngjyrë rozë të çelët një anije, që shpëton refugjatët që kalojnë Detin Mesdhe nga Afrika në Evropë.
Anija, që ai e ka emëruar “Louise Michel’ sipas një anarkisti francez, është ish-anije detare franceze që Banksy e bleu me të ardhurat e veta nga veprat e tij, shkruan CNN.
Projekti i tij, mision shpëtimi, synon të mbështesë ligjet detare dhe të shpëtojë secilin refugjatë që rrezikohet.
Banksy e ka lyer me ngjyrë rozë dhe më pas ka vizatuar një vajzë të vogël që ka të veshur një jelek shpëtimi. Gomën e shpëtimit që e mban në duar vajza, e ka vizatuar në formë zemre.
Anija është e gjatë 30 metra. Anija për herë të parë lundroi më 18 gusht me një ekuipazh prej 10 personash, dhe shpëtoi 89 refugjatë, në misionin e parë të shpëtimit.
Një zëdhënës në Detin Mesdhe, konfirmoi për CNN-in që anija është akoma aty.
Edhe
Bllokohet anija me emigrantë e Banksyt, ekipi akuzon autoritetet se s’po u ndihmojnë
“Jemi në kërkim të gjejmë një port të sigurt për anije”, tha ai.
{gallery}
-
Rekord emigrantësh në Kanalin Anglez: 230 persona në një varkë të vogël
-
Shpëtohen më shumë se 150 migrantë në Kanalin e La Manshit
-
“Varkat taksi” që i marrin emigrantët në det, teksa kontrabandistët në Kanal i ndryshojnë taktikat
-
Vajza 11-vjeçare shpëtohet në Mesdhe pasi kishte qëndruar tri ditë në ujë