Grupe të vogla të pelegrinëve kanë kryer ritet e fundit të haxhillëkut në Mekë, teksa myslimanët kanë shënuar festën e Bajramit të Vogël.
Sivjet, festat e Bajramit janë ndikuar rëndë nga pandemia e koronavirusit, që ka pamundësuar kryerjen e riteve të zakonshme. Kjo pandemi ka shtyrë shumë familje buzë varfërisë, teksa tradita fetare e blerjes së kurbanit ka qenë e pamundur për shumicën e tyre, raporton KOHA.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNga pandemia është goditur edhe haxhillëku. Vitin e kaluar morën pjesë 2.5 milionë pelegrinë, por sivjet vetëm 1 mijë persona, banorë të Arabisë Saudite, janë lejuar të marrin pjesë në haxhillëk. Ministria e Shëndetësisë në shtetin saudit ka njoftuar se asnjë rast nuk është regjistruar te pelegrinët e sivjetmë.
Ndërkaq, në vendet me shumicë myslimane, falja e Bajramit të Vogël nëpër xhami ishte anuluar për shkak të rrezikut të përhapjes së pandemisë. Liderët kanë bërë thirrje për paqe, teksa kanë lutur besimtarët që traditën e Bajramit ta mbajnë vetëm me familjarët e ngushtë.