Pelegrinët myslimanë kanë nisur të mblidhen në Mekë të shtunën për pelegrinazhin e Haxhit. Të shtunën besimtarët myslimanë kanë bërë Tawafin rreth Qabesë së shenjtë. Si vjet, shkaku i pandemisë do të lejohet pelegrinazhi i 60 mijë njerëzve shkaku i pandemisë së koronavirusit.
Sivjet, një kartelë e mençur do t’u ofrohet besimtarëve myslimanë, me të cilën do të kenë qasje në kampe, hotele dhe transport. Para pandemisë, çdo vit, më shumë se 2 milionë myslimanë shkonin në Haxh. Arabia Saudite pak para nisjes së pelegrinazhit ka përforcuar sigurinë në Mekë.
Janë formuar postblloqe policore jashtë qytetit të shenjtë me qëllim që të lejohet kalimi vetëm i pjesëmarrësve me leje të veçanta. Policia do të patrullojë në të gjitha rrugët që lidhen me Xhaminë e Madhe dhe me Qabenë.
-
Myslimanët fillojnë haxhin vjetor në një sfond shqetësimesh për luftë
-
Mijëra izraelitë mblidhen në Tel Aviv në prag të lirimit të pengjeve nga Hamasi
-
Mbi 1 milionë njerëz mblidhen në Madrid për Papa Leonin
-
“Ne jemi njerëz të vdekur”: Festë e zymtë në Gaza
-
Besimtarët bëjnë thirrje për solidaritet dhe afërsi familjare