Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Baerbocku kërkon korridore të sigurta për civilët në Gaza

Ministrja e Jashtme gjermane, Annalena Baerbock, ka ripërsëritur kërkesën që të krijohën korridore të sigurta për popullatën civile në Gaza.

Gjatë një takimi me homologun e saj palestinez, Riyad al-Maliki, të martën në Berlin, Baerbock, ka thënë se, është përgjegjësi edhe e Izraelit që të krijojë korridore të sigurta për këta civilë, raportoi Associated Press të martën.

“Nëse tani po ndërmerren veprime kundër organizatës terroriste (Hamas) në Rafah, është përgjegjësia jonë e përbashkët, pastaj është përgjegjësi e ushtrisë izraelite, që të ketë korridore të sigurta për njerëzit që kanë kërkuar mbrojtje atje, ku mund të arrijnë në siguri”, ka deklaruar Baerbock.

Bisedimet e paqes midis Izraelit dhe Hamasit po ecin përpara edhe pasi Izraeli intensifikoi ofensivën e tij në qytetin jugor të Gazës, Rafah, ku 1.4 milionë palestinezë të zhvendosur kanë ikur për të kërkuar strehim nga luftimet diku tjetër.

Baerbock nënvizoi gjithashtu thirrjen e saj për një zgjidhje me dy shtete.

Edhe Izraeli e Hamasi përparojnë drejt armëpushimit Botë Izraeli e Hamasi përparojnë drejt armëpushimit

Izraeli e ka bërë shkatërrimin e aftësive qeverisëse dhe ushtarake të Hamasit dhe lirimin e pengjeve, si qëllimet kryesore të luftës së tij, e cila filloi pasi mijëra militantë të udhëhequr nga Hamasi u tërbuan në jug të Izraelit, duke vrarë 1200 njerëz, kryesisht civilë dhe duke marrë rreth 250 robër, përfshirë gra dhe fëmijë, sipas autoriteteve izraelite.

Lufta ka lënë të vdekur më shumë se 28,000 palestinezë, mbi 70 për qind e tyre gra dhe të mitur, sipas zyrtarëve lokalë të shëndetësisë.