Një grua ukrainase duke tundur një flamur të kuq sovjetik është bërë fytyra e propagandës së Kremlinit pasi një video e takimit të saj me ushtarët ukrainas u bë virale. BBC-ja gjurmoi "Babushka Z" në përpjekje për të zbuluar të vërtetën pas incidentit.
"Unë nuk mendoj se ata duhet të më lavdërojnë. Unë jam vetëm një grua fshatare. Nuk e kuptoj pse jam bërë një personazh i famshëm", ka thënë ajo.
Gruaja që është bërë e njohur si Babushka Z - "gjyshja" në rusisht dhe “Z” që i referohet simbolit të agresionit rus në Ukrainë - u shpreh e mërzitur kur pa fotot e saj.
"Unë kurrë nuk kam parë asnjë prej tyre", tha ajo.
Në video shihet ajo duke ecur drejt dy ushtarëve ukrainas dhe duke mbajtur një flamur të kuq sovjetik.
Edhe
“U mashtruam”: Gruaja që i joshi burrat e huaj të luftojnë për Rusinë
Ushtarët i thonë se kanë shkuar për ta ndihmuar dhe për t'i ofruar një qese me ushqim. Pastaj ia heqin flamurin, e hedhin në tokë dhe e shkelin. Kështu gruaja, duke u ndjerë e fyer, ua ktheu ushqimin.
“Prindërit e mi vdiqën për atë flamur në Luftën e Dytë Botërore”, thotë ajo e indinjuar në videon që po e keqpërdor tani Rusia.
Për Kremlinin, kjo ishte flori. Propaganda ruse rrallëherë është në gjendje të përqendrohet tek individët dhe ata e panë këtë grua si një shembull të rrallë të një ukrainase që i vinte keq për rënien e Bashkimit Sovjetik dhe i konsideronte rusët si çlirimtarë.
Shumica e ukrainasve – edhe në rajonet ku flitet rusisht – nuk e kanë mirëpritur pushtimin, kështu që valëvitja e flamurit sovjetik u përdor si provë se veprimet e Rusisë kanë mbështetje në mesin e banorëve.
Makineria propaganduese e Kremlinit u fut në punë menjëherë. Për disa ditë, imazhi i saj filloi të shfaqej gjithkund.
Ishte në mure, kartolina, skulptura dhe stikera. Këngë e poezi iu dedikuan asaj. Rusët madje zbuluan një statujë të saj në Mariupol, qytetin jugur ukrainas të pushtuar nga rusët.

Deri tash vonë, askush nuk e dinte identitetin e vërtetë të Babushka Z. Në fakt, askush nuk ishte i sigurt nëse ajo ishte e vërtetë.
Por, ajo ekziston. Emri i saj është Anna Ivanovna nga fshati Velyka Danylivka, afër Kharkivit, ku jeton me bashkëshortin, qentë, macet dhe lepujt.
69-vjeçarja befasohet kur sheh veten në fotografitë e shpërndara.
“A dukem vërtetë kaq e vjetër”, pyet a jo.
Edhe
“Ishim të sigurt se ushtria ruse do të na mbronte”, zemërim pas hyrjes së Ukrainës në Kursk
Ngjarja e saj është krejt ndryshe nga ajo që paraqitet në mediat ruse. Ajo nuk e mbështet luftën.
“Si mund të përkrah vdekjen e njerëzve të mi? Nipërit dhe stërnipërit e mi u detyruan të largohen në Poloni. Ne jetojmë në frikë dhe terror”.
Pra, pse Anna i përshëndeti ushtarët ukrainas me flamurin sovjetik? Ajo thotë se është keqkuptuar. Se i ka ngatërruar ushtarët ukrainas për rusë.
“Thjesht isha e lumtur që rusët po vinin dhe nuk po luftonin me ne. Isha e lumtur se do të bashkoheshim sërish”.

Anna nuk vë asnjë kontekst politik gjatë intervistës. Flamuri i kuq, tha ajo, nuk është flamuri i Rusisë, por “flamuri i dashurisë dhe lumturisë në çdo familje, çdo qytet. Jo i gjakderdhjes. Dhe kush thotë ndryshe, gabon”.
Ajo thotë se po të fliste me Vladimir Putinin do t’i thoshte se po bën gabim, por Anna ka jetuar kohën sovjetike dhe ngurron ta kritikojë hapur liderin rus.
“Putini është president. Një car, një mbret, perandor”.

Fshati i saj nuk është kursyer pavarësisht se imazhi po përdoret nga rusët.
“Tani e shoh. Atyre nuk u bën përshtypje për njerëzit këtu në Ukrainë, ata duan vetëm të pushtojnë tokat tona”, thotë ajo.
Fqinjët i shmangen asaj. Fshati është i vogël dhe të gjithë e njohin njëri-tjetrin.
Edhe
“U futëm lehtësisht”, ushtarët ukrainas tregojnë si e nisën sulmin në territorin rus
“Nuk jam e lumtur që më kanë bërë të famshme. Sepse në Ukrainë, tani më konsiderojnë tradhtare”, u shpreh Anna.
