Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Avioni luftarak amerikan rrëzohet në Kaliforni, vdes piloti

Marina amerikane ka bërë të ditur se një prej avionëve të saj luftarakë është rrëzuar në shkretëtirën jugore të Kalifornisë, duke lënë të vdekur pilotin.

Në një deklaratë, marina tha se FA-18E Super Hornet u rrëzua në afërsi të Trona, të premten pasdite me orën lokale, raporton Sky News.

Trona është rreth 370 km në juglindje të bazës së avionëve luftarakë në Stacionin Ajror Detar Lemoore, Kaliforni.

Asnjë civil nuk u lëndua.

Identiteti i pilotit nuk do të bëhet i ditur deri në 24 orë pasi familja e tij të jetë njoftuar, shtoi marina.