Aeroplani F-35, i vendosur në bazën Misava në verilindje të Japonisë, është zhdukur nga radarët mbi Oqeanin Paqësor gjatë trajnimit, njoftuan sot Forcat Ajrore të Japonisë.
Aeroplani ishte tre milje larg nga bregu i prefekturës së Aomorit, rreth 135 kilometra në lindje të bazës, kur humbi kontaktin me radarin rreth orës 19:27 sipas kohës lokale.
Ndërkohë kanë nisur operacionet e kërkimit, transmeton KosovaPress.
Në bazën ajrore Misava janë 13 avionë luftarakë F-35A.
Artikuj të ngjashëm
-
Rrëzohen dy helikopterë të ushtrisë japoneze në Paqësor
-
Japonia në kërkim të dy pilotëve të aeroplanit F-15 që u rrëzua të hënën
-
Aeroplani ushtarak amerikan F-35 bën ulje emergjente, dyshohet se u dëmtua nga zjarri iranian
-
Japonia ngre avionët luftarakë pasi ata rus fluturuan afër hapësirës ajrore të saj
-
Gjenden rrënojat e aeroplanit që u zhduk në Rusi