Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Avionët luftarakë të Turqisë godasin caqet kurde në Siri pasi SHBA-ja ia rrëzoi dronin

Avionët luftarakë turq kanë kryer sulme ajrore në vende që besohet se përdoren nga grupet militante kurde të mbështetura nga SHBA-ja në veri të Sirisë, pasi ushtria amerikane rrëzoi një dron të armatosur turk që ishte 500 metra larg trupave amerikane.

Një deklaratë e Ministrisë turke të Mbrojtjes tha se avionët turq shënjestruan rreth 30 vende në rajonet Tal Rifat, Jazeera dhe Derik, duke shkatërruar shpella, bunkerë, strehimore dhe depo të përdorura nga Partia e Punëtorëve të Kurdistanit, PKK.

Turqia ka kryer sulme ndaj objektivave të militantëve kurdë në Irak dhe Siri pas një sulmi vetëvrasës jashtë ndërtesës së Ministrisë së Brendshme në kryeqytetin turk në fillim të kësaj jave, raportoi AP.

Ministria e Jashtme turke ka thënë se dy sulmues kishte shkuar nga Siria në Ankara, ku ishin trajnuar.

Pentagoni në SHBA ka thënë se droni turk bombardoi caqet afër trupave amerikane në Siri dhe se nuk ka indikacione se Turqia qëllimisht ka shënjestruar forcat amerikane. SHBA-ja ka rreth 900 trupa në Siri që kryejnë misionin për të ndaluar militantët e grupit të Shtetit Islamik.