Të paktën 35 persona janë vrarë dhe 4 të tjerë u plagosën në një aksident trafiku në Arabinë Saudite.
Sipas policisë në aksident u përfshi një autobus dhe një kamion.
Aksidenti ndodhi në rrugën e Hixhrijës, 170 km larg Madinës, afër fshatit Al-Akhal rreth orës 7 të mëngjesit, kur autobusi privat që mbante 39 pasagjerë u përplas me një tjetër mjet, transmeton oranews.
Të plagosurit u transferuan në Spitalin Al-Hamna.
Viktimat ishin me kombësi aziatike dhe arabe.
Artikuj të ngjashëm
-
45 të vdekur pas përplasjes së një autobusi që po udhëtonte nga Medina në Mekë
-
Të paktën 71 të vdekur në një aksident rrugor në Etiopi
-
37 të vdekur në një aksident trafiku në Brazil
-
Autobusi bie në një luginë shkëmbore në Pakistan, 28 të vdekur
-
Aksidentohet autobusi në Turqi, 10 persona humbën jetën