Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Austria ndalon burkën në tetor

Gjatë ditës së sotme ka hyrë në fuqi legjislacioni i ri austriak i cili ndalon burkën në të gjitha vendet publike, e kjo do të fillojë nga 1 tetori i këtij viti.

Burka apo të gjitha veshjet tjera të cilat mbulojnë fytyrën janë të ndaluara, shkruan gazeta lokale austriake, transmeton Koha.net.

Ky vendim u mor pas vendimeve të ngjashme që u morën nga vendet e Bashkimit Europian, dhe pas vendimit që mori Franca në vitin 2011.

Personat që do ta thyejnë këtë ligj do të gjobiten deri në 150 euro, kjo në bazë të legjislacionit të miratuar në Parlament i cili është nënshkruar edhe nga presidenti.

Artikuj të ngjashëm