Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Lirohet australiania e dënuar me vdekje për trafikim droge në Malajzi

Një grua australiane, e dënuar me vdekje për trafikim droge në Malajzi, është liruar pasi gjykata federale në Kuala Lumpur, rrëzoi të gjitha vendimet e një gjykate më të ulët.

Maria Exposto ishte arrestuar në vitin 2014 në një udhëtim tranzit nga Shangai në Melbourne, transmeton KTV. Në majin e vitit 2018, ajo u shpall fajtore për trafikim të një kilogram droge.

Edhe pse u dënua me varje, qeveria ka vendosur një moratorium për ekzekutimet derisa është duke bërë reforma për të larguar dënimin me vdekje në rastet e keqpërdorimit të drogave dhe veprave të tjera më të lehta.

Në seancat gjyqësore, Eksposto, kishte deklaruar se ka bartur valixhen e mikut të të dashurit të saj, i cili, sipas saj, shërben në Afganistan si ushtar i SHBA-së.