43 viktima të trafikimit të qenieve njerëzore, shtetas të Malajzisë, janë shpëtuar nga policia në Peru.
Ministria e Jashtme e Perusë ka bërë të ditur se policia gjeti 43 malajzianët pas bastisjes së një shtëpie në La Molina, në kryeqytetin Lima më 7 tetor.
Një gjykatës peruan u ka caktuar masën e paraburgimit prej shtatë ditësh, gjashtë shtetasve tajvanezë dhe dy peruan. Ndonëse vështirësi gjatë hetimeve ka dalë të jetë gjuha, meqë as të dyshuarit dhe as viktimat nuk flasin gjuhën spanjolle, policia ka arritur të vërtetojë që viktimat kishin mbërritur në Peru vetëm një javë më parë.
43 viktimat ranë pre e mashtrimit në internet, përmes ofertave të rrejshme për punë.
Artikuj të ngjashëm
-
Pesë të vdekur nga një tërmet me magnitudë 5.5 në Peru
-
Përplasen dy trena në Machu Picchu, një i vdekur dhe 40 të lënduar
-
Mbi 200 persona të zhdukur pasi një varkë u përmbys pranë kufirit Tajlandë-Malajzi
-
Trafikantët e drogës transmetojnë direkt torturat e vrasjet e tri vajzave argjentinase
-
Gjenden gjashtë koka të prera në një rrugë në Meksikën qendrore