Një burrë në Australinë Perëndimore është akuzuar për më shumë se 400 vepra seksuale kundër fëmijëve në atë që policia po e konsideron një nga hetime më të rëndësishme të abuzimit të fëmijëve në historinë e shtetit, shkruan CNN.
47-vjeçari nga Perth përballet me 240 akuza për sjellje të pahijshme me fëmijë nën 13 vjeç, 98 akuza për incizim të pahijshëm me fëmijë nën 13 vjeç dhe 44 akuza për penetrim seksual me fëmijë nën 13 vjeç. Ai gjithashtu përballet me 26 akuza për posedime dhe pesë akuza për prodhim të materialit për shfrytëzimin e fëmijëve.
Akuzat pasojnë një hetim njëmujor pas një informacioni të marrë në korrik të vitit të kaluar.
Pas kontrolleve në shtëpinë dhe vendin e punës të të dyshuarit, autoritetet identifikuan afërsisht 3.8 milionë foto dhe video të konsideruara si materiale për shfrytëzimin e fëmijëve.
Policia ka thënë se detektivët identifikuan 24 djem dhe vajza që ishin abuzuar seksualisht. Abuzimi dyshohet se ka ndodhur midis viteve 2015 dhe 2021.
Raporti i 9 News theksoi se fëmijët ishin të moshës nga 3 deri në 13 vjeç - dhe policia beson se viktimat i njihte burri përmes familjes dhe miqve.
-
Goditet rrjeti kriminal për abuzim seksual të fëmijëve në Australi
-
Policia akuzon një australian për mbi 1.600 vepra të abuzimit të fëmijëve
-
Edukatori që abuzoi seksualisht afër 70 vajza të moshave 1-7 vjeç, burgoset përjetësisht
-
Shpërndau video të abuzimit seksual me fëmijë, arrestohet
-
Arrestohet një 34-vjeçar për shpërndarje të përmbajtjeve abuzive seksuale të fëmijëve