Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar të hënën një të dyshuar për keqpërdorim të fëmijëve në pornografi.
Sipas njoftimit të policisë të martën, i dyshuari 34-vjeçar, dyshohet se i ka shpërndarë në rrjete sociale disa fotografi dhe video me përmbajtje abuzive seksuale të fëmijëve.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“I dyshuari është arrestuar nga Policia dhe pas intervistimit me aktvendim të Prokurorit është ndaluar për 48 orë për procedura të mëtejme ligjore”, thuhet në njoftim.
Ndërkohë Policia u ka bërë thirrje prindërve që të kujdesen për fëmijët e tyre se çfarë materialesh posedojnë në telefonat dhe pajisjet e tjera kompjuterike.