Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Kronikë

Arrestohet e pastaj lirohet i dyshuari për keqpërdorim të fëmijëve në pornografi

Arrestim

Arrestim

Një person është arrestuar të hënën në Fushë-Kosovë për keqpërdorim të fëmijëve në pornografi.

Në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se i dyshuari kishte shpërndarë në rrjete sociale disa incizime me përmbajtje abuzive seksuale të fëmijëve.

Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt.