Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Australia krijon raketa në bashkëpunim me SHBA-në

Foto: The Guardian

Australia ka bërë të ditur të mërkurën se do të nisë krijimin e raketave në bashkëpunim me Shtetet e Bashkuara.

Shteti australian me raketat dirigjuese synon të përforcojë kapacitetet e saj mbrojtëse.

Kryeministri australian, Scott Morrison ka thënë se do të bashkëpunojë me një fabrikë raketash që do të mundësojë edhe hapjen e mijëra vendeve të reja të punës.

Në një plan dhjetëvjeçar të mbrojtjes, Australia do të shpenzojë 1 miliard dollar.

Sipas vlerësimeve në 20 vjetët e ardhshme, Australia do të blejë raketa dhe armë të tjera të sofistikuara në vlerë prej 100 miliardë dollarësh.