Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Askush s'po pranon të mbajë ceremoni lamtumire për Navalnyn, thonë bashkëpunëtorët e tij

Alexei Navalny

Ekipi i Alexei Navalnyt po ka vështirësi të gjejë një vend për të mbajtur një ceremoni lamtumire për liderin opozitar rus, derisa një prej vendeve ku mbahen funeralet ka thënë se e kanë të ndaluar që të punojnë me ta, ka bërë të ditur të martën zëdhënësja e Navalnyt, Kira Yarmysh.

“Që nga e hëna jemi duke kërkuar për një vend se ku t’i themi lamtumirë Alexeit”, ka shkruar Yarmysh në X.

“Kemi thirrur agjencitë më private dhe më publike, faqet komerciale dhe sallat e funeraleve”, ka bërë të ditur ajo.

Sipas Yarmysh, me gjithë përpjekjet, shumica e agjencive dhe vendeve të kontaktuara ose kanë pretenduar se hapësira është e zënë ose i kanë refuzuar sapo përmendet emri i Navalnyt, në një rast duke përmendur një ndalim të drejtpërdrejtë për të punuar me ekipin e Navalnyt.

“Në një prej vendeve na është thënë në mënyrë të drejtpërdrejtë se agjencive funerale u është ndaluar që të punojnë me ne”, ka sqaruar ajo, duke shtuar se “edhe një ditë pas kërkimeve, nuk është gjetur asnjë vend”.

Edhe Ekipi i Navalnyt thotë se askush nuk po pranon ta bartë kufomën e tij Botë 2 v. më parë Ekipi i Navalnyt thotë se askush nuk po pranon ta bartë kufomën e tij

Të hënën Yarmysh i ka bërë të ditura planet për një ceremoni lamtumire për Navalnyn për në fundjavë.

Alexei Navalny është raportuar i vdekur më 16 shkurt.