Të paktën 48 persona janë plagosur, mes të cilëve 43 fëmijë, dhe 10 të tjerë janë në gjendje të rëndë shëndetësore, pas një aksidenti të një autobusi shkolle sot në mëngjes në perëndim të Gjermanisë.
“Nga personat në gjendje të rëndë pesë rrezikojnë vdekjen”, njoftuan autoritetet.
“Autobusi u përplas sot në mëngjes me murin e një shtëpie në qytetin e Eberbach, në landin e Baden-Wuerttemberg”, njoftoi një zëdhënëse e policisë në qytetin e Mannheim.
“Midis të plagosurve gjendeshin edhe fëmijë”, shtoi ajo.
“Në vendngjarje u angazhuan tre helikopterë shpëtimi”, njoftoi zëdhënësja e policisë, duke mos dhënë detaje të mëtejshme.
Sipas raportimit të një radioje lokale mes të plagosurve ishin tre fëmijë duke përfshirë edhe shoferin e autobusit.
-
Rreth 40 persona, shumica fëmijë lëndohen pas përplasjes së dy autobusëve
-
Gjermani: 17 të zhdukur dhe 31 të plagosur në një aksident rrugor
-
Tetë të vdekur përfshirë një foshnje, nga përplasja e një autobusi në Turqi
-
Autobusi përfshihet nga zjarri në Zvicër, 6 të vdekur e 5 të lënduar
-
Një autobus me udhëtarë nga Kosova aksidentohet në Gjermani, 30 të lënduar