Ministria e brendshme e Irakut ka njoftuar se së paku 38 vetë janë vrarë dhe më se 105 të tjerë janë plagosur, nga dy sulme vetëvrasëse në pjesën qendrore të kryeqytetit Bagdad.
Zëdhënësi i Ministrisë së brendshme të Irakut, Saad Maan, tha se cak i dy sulmeve vetëvrasëse, që ndodhën sot herët në mëngjes, ishte Sheshi i Aviacionit në Bagdad.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAskush nuk e ka marrë përgjegjësinë për këto eksplodime, por sulme të ngjashme në Irak janë kryer nga pjesëtarët e grupit esktremist, Shteti Islamik (IS).
Në dhjetor të vitit të kaluar, qeveria e Irakut e shpalli “të mbyllur luftën” kundër IS-it, pasi pjesëtarët e këtij grupi ishin përzënë nga rajoni i Bagdadit dhe nga hapësirat e banuara të Irakut, që ishin nën kontroll të militantëve të IS-it.