Një tjetër pacient ka humbur jetën nga koronavirusi në Greqi duke e çuar në 29 numrin e viktimave.
Sipas mediave greke, pacienti ishte një 70-vjeçar nga Kastoria dhe kishte disa sëmundje shoqëruese.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërkohë janë regjistruar 74 raste të reja duke e çuar në 966 numrin total të të infektuarve, transmeton Ora News.
Specialisti i sëmundjeve infektive Tsiodras ka deklaruar se 66 pacientë ndodhen në terapi intensive dhe 86% e pacientëve janë meshkuj me sëmundje shoqëruese.
Gjithashtu u njoftua se 52 persona ishin shëruar dhe janë larguar nga spitalet.
Nga viktimat, 23 janë burra dhe 5 janë gra. 89% e viktimave vuanin nga sëmundja shoqëruese dhe mosha mesatare ishte mbi 70 vjeç.
Në total, deri më tani janë kryer 13,477 teste.