Varianti i ri i koronavirusit, i njohur si “My”, ka arritur në Zvicër. Janë raportuar 34 raste në Zvicër me variantin “Mu” që fillimisht është zbuluar në Kolumbi.
Autoritetet Shëndetësore në Zvicër (BAG) kanë raportuar për rastet me variantin e ri, ndonëse janë minimale deri më tash. Organizata Botërore e Shëndetësisë është duke e përcjellë variantin e ri, që ka mutacione të shumëfishta. Sipas autoriteteve shëndetësore të Kolumbisë, shkaku i këtij varianti ka pasur numër të madh të vdekjeve me koronavirus në Kolumbi gjatë këtij viti. Dyshohet se mutacionet në variantin Mu mund të bëjnë të mundur që të shmangë mbrojtjen nga vaksinat.
Zëdhënësi i BAG-it, Gregoire Goignat, ka thënë për “20 minuten”, se nuk ka sinjalze se varianti “Mu” mund të bëhet variant dominues në Zvicër.
-
Në Francë dyshohet për një variant të ri të COVID-19
-
Franca i regjistron 130 raste me Omicron
-
Në Afrikë të Jugut po rriten dukshëm rastet me koronavirus, varianti Omicron shihet shkaktar
-
Një 19-vjeçar zviceran i vaksinuar plotësisht preket me Omicron
-
Zvicra dyshon se ka regjistruar rastin e parë me variantin Omicron