Izraeli dhe Hamasi kanë arritur marrëveshje për të lejuar më shumë ndihma humanitare në Gaza, kanë thënë ndërmjetësuesit nga Katari.
Ata kanë njoftuar se sipas marrëveshjes së lehtësuar nga Katari dhe Franca, ilaçe do t’u jepen pengjeve që mbahen nga Hamasi.
Në këmbim, Izraeli do të lejojë më shumë furnizime bazike në Gaza. Kushtet në territor janë të tmerrshme pas më shumë se tre muajsh bombardimesh nga Izraeli, raportoi BBC.
Ndërkohë, SHBA-ja ka thënë se ka shpresë se bisedimet e mëtejme mund të çojnë në lirimin e më shumë pengjeve.
Sipas marrëveshjes, furnizimet do të dalin nga kryeqyteti i Katarit, Doha, për në Egjipt të mërkurën. Më pas do të dërgohen në Gaza për t’u shpërndarë te civilët, kurse ilaçet do të shkojnë te pengjet izraelite.
Mbi 132 pengje mendohet se mbahen ende në Gaza.
-
Izraeli do të përgjigjet deri të premten për planin e ri të armëpushimit në Gazë
-
Rrugët e mundshme për një zgjidhje të krizës në Gazë
-
Marrëveshja e armëpushimit në Gazë është afër kolapsit, thonë zyrtarët palestinezë
-
Hamasi pajtohet për lirimin e 10 pengjeve si pjesë e bisedimeve për armëpushim në Gazë
-
Izraeli dërgon një delegacion në Katar për bisedime me Hamasin