Një studente në Arizona është arrestuar pasi kërcënoi me vdekje disa kolegë të saj dhe me bombardim të kampusit. Ajo po akuzohet për kërcënim të rëndë, duke u bërë e ditur se veprën e kishte kryer përmes internetit.
Shkollën mjekësore ku ajo kryen studimet e kishte kërcënuar se do ia vente flakën, bën të ditur Departamentin i Policisë. Dekani i Universitetit Midwestern në Glendale ka kontaktuar autoritetet, duke thënë se në prill studentja ka dërguar mesazhe kërcënuese, derisa kjo e fundit ka mohuar akuzat.
Sipas Universitetit, studentja kishte dalë keq në dy provimet e para, dhe në rast se do dëshonte edhe në të tretin, rrezikonte përjashtimin nga fakulteti, raporton CNN.
Sipas autoriteteve policore, e njëjta u kishte dërguar email kërcënues rreth 200 studentëve tjerë.
"Disa emaile u dërguan në grup që kërcënonin me vdekje dhe përfshinin familjet e studentëve," shtoi policia.
FBI është duke ndihmuar në hetimet e këtij rasti.
-
Tre të vdekur pasi një person hapi zjarr në Universitetin e Michiganit
-
Një sulm kibernetik shkakton kaos në universitete e shkolla amerikane
-
Arrestohet një person, dyshohet se me e-mail kërcënoi Prokurorinë, Policinë e UP-në
-
Profesoresha denoncon për kërcënim kolegun në Universitetin e Prizrenit
-
Një i vrarë dhe disa të plagosur nga të shtënat në një universitet në SHBA