Tre studentë u vranë dhe pesë të tjerë u plagosën pasi një person hapi zjarr në kampusin e Universitetit Shtetëror të Michiganit (MSU) të hënën mbrëma me kohën në SHBA, shkruan BBC.
Viktimat ishin të gjithë studentë të Universitetit dhe të plagosurit janë në gjendje kritike, ka thënë policia.
Sipas Policisë, i dyshuari më pas vdiq pasi qëlloi veten.
“Ne mund të konfirmojmë se i dyshuari 43-vjeçar nuk kishte asnjë lidhje me universitetin. Ai nuk ishte student, fakultet apo staf, aktual apo i mëparshëm”, ka thënë Chris Rozman nga policia e Universitetit Shtetëror të Michiganit.
Motivi i personit të armatosur, i cili u identifikua si 43-vjeçari Anthony McRae, mbetet ende mister.
Edhe
Tre të vrarë nga një sulm me armë zjarri në një universitet në SHBA
“Ne nuk e kemi absolutisht asnjë ide se cili ishte motivi në këtë pikë”, ka thënë Rozman.
Të shtënat janë të fundit të një numri në rritje nëpër kampuse dhe shkolla në SHBA.