Roger Stone një bashkëpunëtor i Presidentit të Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, është arrestuar të premten nën akuzat për veprimtari kriminale që po i zhvillon Këshilltari i Posaçëm, Robert Mueller.
Arrestimi i Stone u bë pasi ndaj tij u ngritën shtatë akuza, u bë e ditur nga zyra e Këshilltarit, Mueller.
Stone, një bashkëpunëtor dhe këshilltar i fushatës së Presidentit amerikan Trump, përballet me një akuzë për pengimin e një procedimi zyrtar, pesë akuza për deklarata të rreme dhe një akuzë për manipulimin e dëshmitarëve.
Megjithatë, ai nuk akuzohet për bashkërendim me zyrtarë rus, të cilët pretendohet se kanë ndërhyrë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2016 në SHBA. Këto pretendime janë çështja kyçe me të cilën po merret Këshilltari i Posaçëm Robert Mueller.
-
Trumpi dhe Rubio s’do të ndalojnë ekstradimin e vëllezërve Tate në Britani
-
Bolton do të deklarohet fajtor për keqmenaxhimin e dokumenteve sekrete
-
Deklarohet i pafajshëm burri që akuzohet për tentimvrasjen e Trumpit
-
Paditet për herë të dytë ish-drejtori i FBI-së, James Comey
-
Burri që sulmoi në darkën e korrespondentëve, akuzohet për tentim vrasje të Trumpit