Ish-shefi i Komitetit për inaugurimin e presidentit Donald Trump në vitin 2017, është arrestuar të martën nën akuzat se së bashku me disa zyrtarë të tjerë ndikuan në politikën e jashtme amerikane për të mundësuar përfitime për Emiratet e Bashkuara Arabe.
Thomas Joseph Barrack është në mesin e tre personave që janë akuzuar nga gjykata federale e New Yorkut për ndikim në politikën e jashtme. Barrack gjithashtu është akuzuar për konspiracion, pengim të drejtësisë dhe për deklarata të rreme gjatë intervistimit me agjentët federalë. \ap
Artikuj të ngjashëm