Një burrë i akuzuar për përfshirje në një prej plaçkitjeve më të mëdha në historinë angleze është arrestuar në Serbi.
Ai dhe pesë të tjerë u arrestuan në Beograd me akuzën për shpëlarje parash.
Burri besohet se ka qenë pjesë e plaçkitjeve në shtëpitë e tri të famshmëve në Londër në dhjetor 2019 ku gjëra të vlefshme në vlerë 26 milionë funte u grabitën, raportoi BBC.
Më e madhja ndodhi në shtëpinë e Tamara Ecclestone ku stoli 25 milionë funtesh, para e gjëra të tjera u vodhën.
Plaçkitjet e tjera ndodhën në shtëpinë e ish-futbollistit Frank Lampard, dhe ish-pronarit të Leicester Cityt, Vichai Srivaddhanaprabha.
Artikuj të ngjashëm
-
Arrestohet një shtetas serb, i dyshuar për mashtrim me një pronë në Prishtinë
-
Mashtrimi milionësh me prona në Prishtinës, arrestohet edhe një shtetas i Serbisë
-
I arrestuari për shpëlarje parash dyshohet se pastroi mbi 2 milionë euro
-
Arrestohet një person, dyshohet se përfitoi para duke mashtruar qytetarë në Kosovë e Gjermani
-
Ish-princit Andrew i bastisen pronat një ditë pas lirimit nga arresti