Një mjek nga shteti amerikan i Miçiganit, është arrestuar me akuzë për prerje të gjenitaleve të vajzave të mitura nga 6 deri në 8 vjet.
Mjeku Jaman Nagarvala (44) nga Nortvila, akuzohet si praktikues i gjymtimit të organeve gjenitale të vajzave, i cili veprim në SHBA është i dënuar deri në 12 vjet. Nëse mjeku shpallet fajtorë, atë e pret jeta në burg.
Në Shtetet e Bashkuara, në vitin 1996 është miratuar ligji që ndalon prerjet apo gjymtimin gjenital të vajzave nën moshën 18 vjeç, raporton AFP.
Zyra e Prokurorit në Detroit, ka bërë të ditur se ky është rasti i parë i kësaj natyre që ka arritur në gjykatë.
Artikuj të ngjashëm
-
Përpjekje për të shfuqizuar ligjin që e ndalon gjymtimin gjenital femëror në Gambi
-
UNICEF: 230 milionë gra dhe vajza në botë iu nënshtruan gjymtimit të gjenitaleve
-
Supremja në SHBA ua lejon shteteve t’i ndalojnë transgjinorët në ekipet sportive të vajzave
-
Ish-kirurgu pedofil dënohet me 20 vjet burgim për përdhunimin e 299 fëmijëve në Francë
-
Tri vajza vdesin pasi iu nënshtruan gjymtimit të gjenitaleve femërore