Ish-presidenti iranian Mahmoud Ahmadinejad është arrestuar për shkak të mbështetjes së protestave antiqeveritare në vend, shkruan gazeta Al-Quds al- Arabi, duke iu referuar burimeve në Teheran.
Ahmadinejad është arrestuar me miratim të liderit suprem të Republikës Islame, Ali Hamnei gjatë vizitës në qytetin Shiraz.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoArsye për arrestim janë deklaratat e tij në protestat antiqeveritare, të cilat në Teheran konsiderohen si thirrje për “nxitje të trazirave”.
Ai ka theksuar se “njerëzit janë të pakënaqur” nga qeveria e presidentit Hassan Rouhani, duke i akuzuar për monopolizëm të pushtetit.