Ish-rektori i Universitetit të Kragujevcit, Nebojsha Arsenijeviq dhe krahu i tij i djathtë, ish-dekani i Fakultetit të Mjeksisë, Predrag Çanoviq, janë arrestuar të mërkurën me urdhër të Prokurorisë për Krim të Organizuar të Kralevës, njofton “Danas”.
Të dy u arrestuan për shpërdorim detyre, përfshirë keqpërdorim në lidhje me diplomat që u jepnin shqiptarëve dhe shtetasve kroatë dhe përfituan disa miliona dollarë.
Gazeta “Blick” kishte shkruar për keqpërdorimet, poshtërimin e punonjësve dhe shkarkimet e nepotizmin e rektorit Arsenijeviq. Arsenijeviq dhe Çanoviq u arrestuan në Kragujevc dhe u dërguan në Kralevë në Prokurori.
Pritet vendimi i prokurorit për paraburgim të mundshëm.
Disa shqiptarë nga Kosova kanë fituar disertacionet e doktoratës në Universitetin e Kragujevcit, pa qenë kurrë pjesë e këtij institucioni shkollor, kanë shkruar mediat në Serbi.
-
Dy të dyshuar për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe falsifikim dokumentesh, njëri arrestohet
- Evropa e ka “ngrirë” Vuçiqin: po përgatitet fundi i diktatorit
-
Shtatë të arrestuar nën dyshimin për korrupsion dhe keqpërdorim të detyrës
-
Arrestohet Federica Mogherini
-
Arrestohen një avokat e një përmbarues, dyshohen për keqpërdorim të detyrës e ushtrim të ndikimit