Botë

Arrestohet iraniani që rrahu ariun e murrmë derisa ngordhi

Një burrë u arrestua pasi rrahu deri kur ngordhi një ari të murrmë në rrezik zhdukjeje, i cili endej në një fshat të Iranit, raportoi BBC të martën.

Banorët e fshatit Kenazaq, e ndoqën dhe e goditën kafshën para se ta përdornin edhe një traktor për ta ndalur.

Një fotografi tregoi ariun përtokë nën rrotën e traktorin me qafën e lidhur.

Sipas medias shtetërore iraniane ariu kishte një këmbë të thyer dhe kishte dëmtuar shtyllën kurrizore.

Ariu ishte marrë nga zyrtarët e mbrojtjes së ambientit në një veterineri ku ngordhi për shkak të lëndimeve të rënda.

Gjykata e rajonit Ardabil deklaroi se fajtori ishte arrestuar.

Nuk dihet se çka çoi deri te sulmimi i ariut.

Arinjtë e murrmë janë në rrezik zhdukjeje në Iran. Një leopard persian u qëllua dhe ngordhi të dielën në Iran po ashtu, kafshë që konsiderohet në zhdukje.