Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Arrestohet gruaja e shefit të kartelit të drogës në Meksikë

Forcat meksikane të sigurisë kanë arrestuar gruan e “El Mencho”, njeriu më i kërkuar i Meksikës dhe lideri i kartelit të frikshëm Jalisco New Generation (CJNG).

Rosalinda Gonzalez dyshohet se drejtonte financat e CJNG.

Ministria e Mbrojtjes e Meksikës tha se ajo u arrestua në Zapopan, i njëjti qytet ku u ndalua në vitin 2018.

Ajo ishte liruar me kusht ndërsa priste gjyqin për akuzat për pastrim parash pasi kishte paguar 1.5 milion pesos (78,000 dollarë).

Bashkëshorti i saj, emri i vërtetë i të cilit është Nemesio Oseguera Cervantes, është në arrati prej vitesh.

Administrata e SHBA për Zbatimin e Drogës po ofron një shpërblim prej 10 milionë dollarësh (7.2 milionë £) për informacionin që çon në kapjen e tij.

CJNG është një nga kartelet më të fuqishme të drogës në Meksikë dhe ka qenë pas disa prej sulmeve më vdekjeprurëse ndaj forcave meksikane të sigurisë, si një pritë e vitit 2015 në Jalisco, e cila la të vdekur 15 oficerë.

Artikuj të ngjashëm