Më shumë se 450 persona janë arrestuar në Londër gjatë një proteste të organizuar nga grupi “Palestine Action”, i cili është shpallur zyrtarisht i ndaluar në Mbretërinë e Bashkuar.
Sipas autoriteteve, grupi ka kryer më parë sulme të dhunshme, ka shkaktuar dëmtime të mëdha dhe konsiderohet si kërcënim për sigurinë kombëtare.
Të shtunën, qindra njerëz u mblodhën për të protestuar në sheshin përballë Parlamentit për të vazhduar gjatë ditës me turmat duke u rritur.
Sipas Policisë, një numër i konsiderueshëm personash ishin të pajisur me pankarta që shprehnin mbështetje të hapur për “Palestine Action”.
“E drejta për të protestuar është e garantuar, por kjo është krejt ndryshe nga shfaqja e mbështetjes për një organizatë të ndaluar. Palestine Action është shpallur e paligjshme pas këshillimit të strukturave të sigurisë, për shkak të sulmeve të rënda që ka kryer”, ka thënë ministrja e Brendshme e Britanisë, Yvette Cooper.
“Palestine Action” është lëvizje britanike pro-palestineze e themeluar në vitin 2020, e fokusuar kryesisht në veprime direkte dhe simbolike kundër industrisë britanike të armëve që mbështesin Izraelin. Ajo ka zhvilluar aksione të shumta në emër të solidaritetit me Palestinën. Në korrik sivjet u shpall e paligjshme.
-
Rreth 900 të arrestuar në protestën e Londrës për Palestinën
-
Protesta masive në prag të përvjetorit të luftimeve në Gaza
-
12 policë të lënduar në natën e dytë të trazirave në Britani
-
Policia arreston 4 protestues në protestën e 1 Majit në Prishtinë
-
Aktivistët e flotës së ndihmave për Gazën dërgohen në Kretë pas ndërhyrjes së Izraelit