Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Botë

Armët ruse në Serbi, përmes vendeve të NATO-s dhe BE-së

Në fillim të marsit 2020, sistemi rus kundërajror "Pancir S1", të cilin Serbia e bleu nga Rusia, iu dorëzua Serbisë. "Pancir S1" u dorëzua në Serbi nga aeroplani rus Antonov 24 "Ruslan", pjesërisht edhe përmes hapësirës ajrore të Bullgarisë, një anëtare e BE-së dhe NATO-s.

Për lejen e transportimit të armëve ruse në Serbi, përmes vendeve të Bashkimit Evropian dhe shteteve të NATO-s, i është lënë secilit shtet anëtar të vendosë vetë, por drita jeshile, veçanërisht në rastin e vendeve të caktuara, mund të jetë një sinjal për mosmarrëveshje.

Gjatë dy vjetëve të kaluara, nga Rusia janë sjell dhe dorëzuar në Serbi, si blerje ose si donacion, sistemi rus i raketave antiajrore "Pancir S1", tanket luftarake T-72 dhe automjetet e blinduara BRDM-2.

Sipas të dhënave dhe deklaratave të zyrtarëve, armët dhe pajisjet ushtarake u sollën në Serbi nga Federata Ruse përmes rrugëve ajrore dhe lumenjve. Të dhënat mbi fluturimet dhe transportin tregojnë se armët ruse arritën në Serbi, pjesërisht përmes territoreve të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian (BE) dhe të NATO-s.

Reagimi i vetëm, deri më tash, ka arritur nga Rumania, e cila në vitin 2019 bllokoi dërgimin e tankeve dhe transportuesve të blinduar rusë përgjatë Danubit.

Përderisa nga Komisioni Evropian thonë për Radion Evropa e Lirë se vendimet për lëshimin e lejeve për tranzit merren nga vendet anëtare të bllokut evropian, në mënyrë të pavarur dhe në përputhje me kompetencat e tyre, ndërkaq NATO-ja në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë është përmbajtur nga komentimi lidhur me atë që armët ruse të destinuara për Serbinë transportohen përmes vendeve anëtare të Aleancës.

Megjithatë, sipas Ted Galen Carpenter, bashkëpunëtor i lartë për studime të mbrojtjes dhe politikës së jashtme në Institutit Cato në Uashington, raportimet për bashkëpunimin e Bullgarisë për lehtësimin e dërgesave të armëve ruse në Serbi, mund të shkaktojnë mospajtime domethënëse brenda NATO-s.

Teksti i plotë në Radio Evropa e Lirë.

Artikuj të ngjashëm