Arizona i dha lamtumirën sot senatorit John McCain, i cili vdiq të shtunën në moshën 81 vjeçare.
“Ai e vuri jetën në shërbim të kombit”, u shpreh Jon Kyl, ish-senator i Arizonës, gjatë ceremonisë në parlamentin lokal, Phoenix, në prani të bashkëshortes Cindy dhe fëmijëve të tij.
Trupi i ish-pilotit u dërgua në Kapitol i shoqëruar me një eskortë të forcave ushtarake. Arkivoli i mbuluar me flamurin amerikan u përshëndet me nderime nga ushtarakë, forca zjarrfikëse dhe anëtarë të forcave të policisë.
Vdekja e tij trishtoi klasën politike amerikane. Funerali kombëtar, ku priten të jenë të pranishëm ish-presidentët Barack Obama dhe George W. Bush, por pa pjesëmarrjen e Donald Trump, është planifikuar të mbahet të shtunën në Uashington.
Varrimi me praninë e familjarëve do të zhvillohet të dielën në varrezat e Akademisë Detare të Annapolis, pranë kryeqytetit federal amerikan