Qeveria e re e Argjentinës do ta dobësojë vlerën e parave të saj për më shumë se 50 për qind karshi dollarit amerikan.
Devalvimi është pjesë e “shok-terapisë ekonomike” që presidenti Javier Milei ka thënë se Argjentina ka nevojë për të dalë nga një prej krizave më të thella ekonomike të dekadave të fundit.
Qeveria e tij ka njoftuar tkurrjen e shpenzimeve publike, përfshirë reduktimin e subvensioneve të karburantit dhe transportit.
Qeveria gjithashtu ka ngrirë shpenzimet për disa kontrata të rëndësishme qeveritare.
Qeveria ka deklaruar se ka trashëguar një prej krizave më të thella ekonomike në historinë e Argjentinës dhe se po ashpërsonte masat për të shmangur hiperinflacionin.
Çmimet në Argjentinë janë ngritur për 150 për qind vetëm në vitin e fundit.
Shteti latin po përballet me rezerva të dobëta të parave të gatshme, teksa 40 për qind e popullsisë është buzë varfërisë.
800 pesos mund të këmbeheshin për një dollarë amerikan.